Mos Votimi i Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, në Parlamentin e Kosovës është Fatëkeqësi Historike për Deputetët e kësaj legjislature.
Pranverim Berisha,kuvendar ne KK te Prizrenit. Pohon se “Lufta e UÇK-së, është Vlerë Kombëtare dhe si e tillë duhet të mbrohet me ligjë.
Deputetët duhet të njohin dhe vlerësojnë lart sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe mbetet projekti më i madh dhe më i suksesshëm i shekullit XX në botë.
Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e paster si loti prandaj mijra Vajza e Djem, Ushtar të UÇK-së, nuk mund të ndiqen dhe përndiqen nga askush, përkundrazi ata duhet të mbrohen me ligjë.
Unë mendojë që shumë deputet të kësaj legjislature kur flitet për vlerat e UÇK-së, nuk kanë ndnjenja dhe kurajo për të votuar projektligjin për vlerat e luftës sepse një pjesë e tyre kanë ardhur në parlament duke fyer dhe propaganduar pikërisht kundër vlerave të UÇK-së, dhe luftetarëve të saj, andaj duke u bazuar këtu nuk më qudit fakti që këta parlamentar të bëjnë përpjekje të vazhdueshme që ky ligjë të dështojë dhe të mos votohet. Sjellja e tyre sot me mos votimin e projekligjit për vlerat e luftës tregon qart gadishmërin e këtyre deputetëve që janë të gatshëm ta dëmtojnë historinë më te re të këtij vendi dhe njëkohësishtë gjithë të arriturat e deritashme. Kosova është storie e sukseshme falë vlerave të UÇK-së. /qendrapress.com/