TË NISESH NGA VETJA, NUK DO GABOSH KURRË – Shkruan; Lule Alidema, Psikologe klinike

0

Gjithë sjelljet tona drejtohen nga proceset psiqike dhe mirëfunksionimi i organeve brenda nesh.

Pra proceset psiqike kanë shumë rëndësi për mirëqënien tonë, sepse na mundësojne të njohim botën që na rrethon, pra botën objektive si dhe botën subjektive brenda nesh, dhe përmes këtyre proceseve ne kemi aftësinë të bëjmë dallime në atë se si sillen gjërat rreth nesh dhe në neve, po pra të dijmë  të bëjmë dallimin e të bërit mirë, ashtu edhe të bërit keq, të hidhëruarit, të gëzuarit etj.

Këto sjellje për t’u realizuar ngërthejnë disa procese në vete brenda organizmit tonë, dhe se gjitha proceset që ndodhin në organizmin tonë janë të ndërlidhura mes vete…

Për të bërë një sjellje, gjithmonë ne ju nënshtrohemi këtyre proceseve psiqike: përceptimit, ndijimit,të mësuarit, të menduarit dhe kujtesës.

Pra, posa të pranojmë informacionin e dërgojmë në kujtesë, e përpunojmë përmes trurit tonë, dhe nxjerrim për të vepruar në momentin e duhur.

Gjitha këto bëhen falë këtyre proceseve të lartë cekura si kujtesës dhe të menduarit…

Prandaj edhe vet jeta e njeriut është një proces brenda së cilës zbërthehen mendimet, idetë, dhe varësisht prej nevojës që ne e shofim të drejtë i realizojmë në momentet e caktuara.

Kur themi të sjellurit, atëherë  nënkuptojmë gjitha veprimet që bëjmë në jetë, pra çdo gjë që bëjmë, si; ndryshojmë, arrijmë etj, me një fjalë gjitha janë sjellje.

Çka është sjellja si proces? 

Sjellja është shëndrrimi i të menduarit në veprime…

Njeriu ka mundësinë dhe prirjen që t’i realizon mendimet në sjellje, dhe i realizon varësisht nga ajo se qfarë sjellje mendojmë që është më e drejta apo më e duhura për situatën e caktuar.

Gjithë veten e duam, dhe duam më të mirën vetes, prandaj çdo sjellje që është e mirë mundohemi që të përvetësojmë dhe të adresojmë tek vetja.

Po sikur këto sjellje që i dëshirojmë për veten t’i përdorim edhe në raport me tjetrin/en, athua do funksiononte bota rreth nesh ndryshe?

Jam mëse e bindun, se gjithçka do të ishte më e mirë rreth nesh, nëse nisemi nga vetja.

Llogarit, kur i thuani tjetrit diqka që po të njejtën të kishte thënë ai ty!

Analizo, si e kishe pranuar çoftë sjellje e mirë, qoftë sjellje jo e mirë, si ishe ndjerë?

Bëje dallimin si ishit ndjerë mbas një ofendimi, ose si ishit ndjerë mbas një respekti.

Ndalu mendo dy herë, bëje zakon apo shprehi në mendjen tënde, që para se të veprosh, mendo…

Nuk është gjithmonë zgjidhje arësyetimi   mbas sjelljes së gabuar, kinse nuk e kam ditur, nuk e thash me qëllim, etj, po sigurisht kërko të falur, dhe binde veten që herën tjetër, së pari t’i thuash vetes pastaj tjetrit.

Sigurisht, ka raste që nuk kemi kohën të mendojmë shpejt, ka raste që kërkojnë mendim më të detajuar, ka raste të befasishme, sikur atëherë kur veprojmë me eufori, ne nuk i japim aq kohë trurit të ripërpunoj informacionin e marrë, dhe shprehemi në mënyrë automatike, gjë që mund të rezultoj e dëmshme, apo e gabuar për tjetrin.

Prandaj, gjithmonë si atëherë kur japim informacion si atëherë kur marrim, e mirë është që t’a përpunojmë në trurin tonë sepse sjellja e pa menduar mund të lendojë dhe lë pasoja…

Jeta ndërtohet mbi sjelljen,  atë çka jep edhe do marrësh psh, nëse dhuron gjemba, mos prit të vijnë lulet!

Që të mos vijmë në një moment që të gjykojmë dhe të ndihemi keq me veten, të bëhemi më të vëmendshëm të mos nxitojmë, të mendojmë se çfarë po themi apo çfarë po bëjmë.

Shpesh themi për tjetrin, sa i mirë, sa zemërmirë sa i arrirë, sigurisht se aftësitë dallojnë në aspektin e të menduarit, ai/ajo është ashtu sepse ka vepruar duke menduar.

Gjithë mundemi të jemi të mirë, vetëm duhet menduar dy herë, para se të veprojmë një herë…

Shpesh themi sa njeri zemërmirë apo zemërkeq është, jo zemër të keqe apo te mirë nuk ka, zemra është vetëm një organ që na mundëson funksionimin e organizmit, por sjelljet tona janë ato që na shpiejnë në konkuldim të zemrës së mirë dhe zemrës jo të mirë, gjithmonë duke i parapri të menduarit për të konkluduar se sjellja e përkufizon personin si njeri zemërmirë apo e kundërta. Madje jo rrallë duhet ndërruar mënyrën e të menduarit sepse në shumë raste pengon funksionimin normal të zemrës psh, kur kemi mendime te frikshme, apo jemi të mllefosur nga urrejtja patjetër do të kemi një sërë ndryshimesh organike, duke filluar nga ndryshimet në ritmin e zemrës, disbalancim hormonal etj.

Imagjino sikur nuk do ishim mirë në aspektin mendor,  athua vetëm përmes zemrës do të mundemi të bëjmë dallimin  qka është sjellja e mirë e qka jo, mirëpo me një shëndet të mirë mendor, me një mirë funksionim të organeve tjera, ne jemi të tërë, dhe funksionojmë si një njeri normal, e nga ne varet sa do të mendojmë për të bërë një sjellje të mirë…

A mundemi ne me qenë zemërmirë?

Po, mundemi ateherë kur sjellja jonë niset nga vetja, diçka që nuk e bënë, e nuk e pranon për vete mos ia benë as tjetrit/es…

Këshillë; para se t’ia thuash tjetrit, thuaja vetes!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *