Me moton ‘’Prizreni në punë’’, filloi sot, asfaltimi i rrugës “Liman Shala” në lagjen “Bajram Curri”

Tashmë jo kot , motoja  e  komunës së Prizrenit  është’’Prizreni në punë’, Kryetari  I komunës   së Prizrenit Shaqir Totaj,  përmes faqes elektronike  njoftoi  se  sot, filloi  asfaltimi i rrugës “Liman Shala” në lagjen “Bajram Curri” në Prizren – projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, pjesë e planit të zgjeruar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat urbane dhe periferike të Komunës së Prizrenit. Kështu drejtori Çelë Lamaj,  tashmë  këtij qyteti falë  përkrahjes së kryetarit Totaj, i ka  dhënë  frymë  e ngjyrë  pozitive duke  filluar  nnga  mbjellja e luleve  dhe  fidaneve  të  ndryshme, rikthmit të kalldrëmit  në  qendrën hostorike, si dhe  I ka  dhënë  hijeshoi  me  ndërtime , renovime  ,asfaltime si dhe  infrastrukturë  tjetër,  sipas  nevojës që Prizreni tashmë po i ngjanë  një  metropole  të  zhvilluar Evropiane./QendraPress/