E dhembshme-Krusha ka veshur sërish vellon e zisë në moshë të re ndahet nga jeta djali i ushtarit te dalluar të UÇK-së,Almir Zenuni

E trishtë dhe e dhembshme-Krusha ka veshur sërish vellon e zisë në moshë të re ndahet nga jeta djali i ushtarit të dalluar të UÇK-së, Almir Zenuni. Këtë dembje e shkruan edhe poetein nga Krusha e Madhe Ymret Reshiti I cili shkruan:
“Sot, Krusha e Madhe u mbulua sërish me hije zie.
U këput një tjetër lule e rinisë, një shpirt i pastër që ende s’e kishte shijuar plotësisht jetën.
Një ndarje e papritur, që na la pa fjalë dhe me zemrën e rënduar nga pikëllimi.
Në këtë vend të shenjtë, që ka përjetuar plagë të thella dhe dhimbje të pamatshme, sot u shtua edhe një plagë tjetër…
Sikur historia e saj të mos mjaftonte me lot e vuajtje, sot Krusha humbi një tjetër bir të saj – Almir Zenunin, djalin e luftëtarit të lirisë, Rasim Zenunit, që luftoi për një Kosovë të lirë, që do ta gëzonin fëmijët tanë me ëndërra dhe dëshira të bukura për jetën.
Almiri u rrit në një familje që e njeh atdhedashurin dhe në një tokë që i njeh mirë dhimbjet dhe krenarinë.
I qetë, i dashur, me ëndrra të mëdha e zemër të pastër – sot ai na la pa kthyer fjalën e fundit.
Një jetë që duhej të lulëzonte, u pre në mes si një lule pa kohë.
Sot, Krusha ka veshur sërish vellon e zisë.
Sot, në heshtje e në lot, përkulim kokën përpara kujtimit të Almirit – një tjetër kujtim i dhimbshëm në mozaikun e sakrificës së kësaj toke të bekuar.
Pusho në paqe, Almir.
Zemrat tona do të të kujtojnë gjithmonë, ashtu siç kujtojmë sakrificën e atyre që e deshën jetën, lirinë dhe Kosovën me gjithë shpirt.
Ngushllime familjes Zenuni!”/ QendraPress/