Fluks i madh në Morinë, 69 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri

Në Pikën Kufitare të Morinës, nga e premtja deri të dielën paradite të kësaj jave, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga Kosova. Gjatë gjithë muajit korrik, mbi 1 milion udhëtarë kanë kaluar në të dy drejtimet e kufirit, me një mesatare ditore prej 20 deri në 30 mijë kalimesh. Një numër i madh qytetarësh dhe turistësh zgjedhin Shqipërinë për të shijuar bregdetin.