Fryma poetike e së dielës me poetin:-Llesh GJOKA

E PËRDITSHME
—————————
E përditshmja vjen si një mister,
Nlgjyrë fati që prekim sapo zgjohemi.
Në vetëdijen tonë të përjetësuar.
Një pëshpërimë si një gjuhë e koduar në vesh.
Të flet ty, njeriu i thjeshtë apo mbret.
E përditshmja është kaq pranë nesh.
Mbase je ti, refreni i ditës që dua,
Udha që lakohet përtej…
Thërritëse, atje ku duan të dëgjojnë
E hyjshme është
Edhe prania jonë.
Do të ndalemi, thua, aty ku ishim dje?!
Apo të gjymtuar jemi kohërash, si në një park arkeologjik?!
Kam frikë mos na zgjohen statujat…
Kam frikë se kolonat e mermerta,
Duan të gdhendin emrin tonë.
Se jemi vetëm një fill i hollë i baladës që jeton.
Se jemi vetëm një gur i një amfiteatri të madh,
Sa Koloseu.
Një gur që po rrokulliset pa orë.
Nën tinguj mistikë një ditë do të shuhemi,
Si jehonë.
E përditshmja është gjithçka duam, dritë, ajër.
Këmbanat që bien, lutjet, dëshirat.
Si atletë të dashuruar jemi.
Kujtimet lëmë pas.
E pasosura në Ahiret…
/QendraPress/