Çaste poetike me poetin;Murtez Asllani

TAKIMI I PARË

——————

Një pasdreke e takuam

dhe më mbete në zemër,

por mua më dole

më e dashura femër.

I lakmova erës,

kur të ledhatonte,

por edhe mua

dashurinë ma shtonte.

Pak më vonë

afër t’u afrova

dhe me kujdes

faqet t’i lëmova.

Buzët e mia

tash u qetësuan,

se me buzët tuaja

ato u bashkuan.

Shtati yt i njomë

si lule qershie,

kur afrohesh tek unë

sa të kishte hije.

Çdo ditë e më shumë

më shtohej sevdaja

dhe nga zemra ime

ty nuk mund të ndaja.

Në takimin e fundit

ti më përshëndete,

lamtumirë, oj zemër

në kurbet po vete!

/QendraPress/