Asfalltohet aksi rrugor që lidhë lagjen ‘’Kurilla’’ me rrugën kryesore që lidhet me Suharekën dhe autostradë

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri, dhe stafi i kryetarit, sot, uruan asfaltimin e rrugës rreth 300 metra me gjerësi prej 6 metrash e cila lidhë lagjen ‘’Kurilla’’ me rrugën kryesore që lidhë Suharekën dhe autostradën, kurse kjo rrugë që është edhe rrugë lidhëse për të shkuar në QKMF 2 të Prizrenit dhe Qendrën turke të Prizrenit. Kryetari Totaj,me këtë rast tha se ky aks rrugor është shumë i rëndësishëm sepse shkarkon rrethin e dytë të ‘’Bazhdarhanës’’ dhe lidhë lagjen ‘’Kurilla’’ me Suharekë e autostradë, Si dhe krijon qasje të lehtë për QKMF 2. Por,ne do të vazhdojmë edhe me shumë në realizime të projekteve tjera për çka duhet lavdëruar edhe drejtorinë e Shërbimeve Publike, për anagyhime dhe realizim të projekteve. Drejtori Çelë Lamaj,tha se kjo rrugë është në kuadrin e investimeve kornizë buxhetore, por kjo rrugë ka rëndësi shumë të madhe për shkarkimin e rrugës dhe për faktin se lidhë lagjen ‘’Kurilla ‘ dhe rrugën e Suharekës .Por, jo vetëm kaq ,për brenda këtij muaji ne kemi për të i realizuar edhe disa asfaltime në Has e kështu më duhet ta falenderojë kompaninë ‘’ Renelulal Tahiri’’ e cila është shumë ekspeditive dhe punën me kualitet të lartë .Drejtoria e Shërbiemeve Publike në mes e shumë projekteve të realzuara tha se vetëm këtë muaj presin ti kryejnë edhe 4 projekte tjera të rëndësishme. Drejtori Lamaj,nuk po ndalon dhe nuk lodhet asnjë çast, në realizim të shumë projekteve të rëndësishme për komunën e Prizrenit.