Çaste poetike me poeten;Xheni XHENI

Poezi per Detin
——————————–
Mos e kërko në harta — kam fshehur detin
në gishtërinjtë e një nate pa emër.
Në frymën time mblidhen rrugët e tua;
prej andej vjen drita që s’ka kthim.
Deti rreh në mua si një zemër e lashtë,
shkumë e kaltër më shënon qiejt e humbur,
e çdo valë është kujtim që s’harrohet,
një përqafim i fshehur në qetësinë time.
Unë jam bregu yt i padukshëm,
ku hëna vjen të pushojë sythin e lodhur.
Det, më flet pa fjalë, më rrit pa kufi,
dhe unë tretëm në thellësinë tënde si këngë