Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

QYQJA

—————-

Lis më lis një qyqe fluturon,

Shkon e bie mbi një poltron.

Lëshon zë në kthinë të thellë,

Te presidenca si nën zgafellë.

Fort kukat , e zëshëm vajton,

Brenda në fole, fort kumbon.

S’ikën dot nga dega qershisë,

T’hy në thera të kullumbrisë.

Këtu në fron thotë jam qyqja,

Se kam kohën të rri si gjyshja.

Tmerrshëm klith me zemërim,

S’dua të humbi pushtetin tim.

/QendraPress/