Çaste poetike me poeten ;- Ramije UKAJ

UDHËTIM I GJATË

——————————

Sa e gjatë kjo udhë

E mbushur me udhëtarë

Që shtegëtojnë si zogj të humbur

Ky udhëtim

Prap të kthen në mërgim

Me valixhe të njejtë

Të mbushur me kujtime

Nga shtigjet e jetës

Para stacionit të fundit

Të pret hija jote

Që do të kthehet në amëz

Disa kokrra lot nëne i mblodha

Dhe një pogaqe

Me aromë të vendlindjes

Që ta ndajmë së bashku

Në sofrën e zemrës

/QendraPresss/