Çaste poetike me poetin:- Destan UKAJ

RRËSHQET KOHA
———————————-
Kur gjethet u shkëputën e ran në tokë
Djepi bashkë me ëndrra u përkundën tok
Hëna e Sukalit pa trokitë
Në prazmën e dritares ndriçoj dritë
Në djep lëkundet një çilimi
Të dy të lidhur ëndërrimtar një foshnje e një çlirimtar
Shkëlqenin copëza kandili e copëza hëne
Bijtë ëndërrimtar të një nëne
Ditët me pak diell, mëngjeset me brymë
Pikturë vjeshte në vetmi
U mundova t’i vargëzoj në poezi
Të shtatë kodrat i kalova,
vrapova pas fluturave e xixëllonjavë
Të shtatëdhjetë e katër vjeshtat
I reflektova në rrjeshta.
Me shi e erë i lagu vesa
Dimrat e acartë i ngriu
I ngjallën pranverat me shi
Eca në anën e kundërt të lumit
Gjurmë lash në baltën e shkrumit .
Uji tek burimi shterrej ngadal
Vjeshtat vijnë e shkojnë vërdallë
Stinët u përzinë vjeshta shkroi poezinë
Pranverat më shkëputën nga kolonat e vdekjës
Nositi kishte mbrojt fëmijtë.
u ngjallën nga hiri
Odiseu kishte verbuar Polifemin
Korbat si gjetëm aty, kishin marr arratinë
Bashkë me qyqet përtej kufirit të ri…!
/QendraPress?