Nisin bashkëpunimin ITI Pro Kosova dhe Shoqata e Biznismenëve dhe Miqësisë Turke-Kosovare (Tukiad Kosova).

Njoftimin e bënë publik sot: Ragip Çesko dhe Agim Morina ,duke njoftuar ‘’Me kënaqësi njoftojmë nisjen e bashkëpunimit mes Institutit Teknologjia Informative Pro Kosova (ITI Pro Kosova) dhe Shoqatës së Biznismenëve dhe Miqësisë Turke-Kosovare (Tukiad Kosova). Programi u krijon studentëve tanë mundësi për vizita akademike në 4 universitete në Ankara dhe Kayseri, eksplorim kulturor dhe pjesëmarrje/ vizitë në ANAMOB 2025 – Panairin Ndërkombëtar të Mobiljeve. Ky është një hap konkret drejt orientimit në karrierë, shkëmbimit të përvojave dhe rrjeteve profesionale. Studentët e ITI Pro Kosovës ftohen të kontaktojnë për detaje dhe procedurën e aplikimit/ regjistrimit. Vendet janë të kufizuara./QendraPress/