Fuqizimi i të rinjve të Komunës së Prizrenit me shkathtësitë në AI.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve të Komunës së Prizrenit me shkathtësitë në AI”, u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për 20 të rinjtë e parë që përfunduan trajnimin për Inteligjencë Artificiale. Ky projekt, i financuar nga Komuna e Prizrenit, që implementohet nga AZHR Jug, do të vazhdojë me trajnimin edhe të 85 të rinjve të tjerë, në të ardhmen. “Meqë teknologjia informative është e tashmja dhe e ardhmja, do të intensifikohet mbështetja për iniciativa të këtilla” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.