VETËM SHTATË DITË

——————————-

Shtatë ditë më pate thënë do të vij në vendlindje

Ta njom buzën me fjalët që më kan

munguar në atë vend të huaj,

Shtatë dit do të jem atje

Të gjallëve t’ua puth dorën e mikpritjes

E të amëshuarëve t’ua laj sytë që shohin nga rruga.

Shtatë dit dua të rri me dëshirat

Ti vjel si fruta vjeshte e ti marr me

vete në valixhen e kujtimeve.

Erdhe dhe ike

Vetëm për shtatë dit’

Të shtata tu bënë shtatë fije qiell malli

Shtatë fije tokë dhimbje

E shtatë fije det’ pamundësie.

Erdhe e gjete shtatë fije dhimbje

E ike ngarkuar me shtatë valixhe mërzie

Nga një për çdo ditë.

/QendraPress/