Çaste poetike me  poeten;-Besa REXHA

Nuk jemi të pa faj

——————————

S’mund të ndjehemi krejt pa faj

Jetuam vite e vite në ktë botë

Dhe pendesa peng do t’na mbaj

Atë dhimbje kur derdhëm lot

Vjen një çast që duhet të flasim

Për atë ndjenjë pafajsije

Shpesh dyshimet shpirtin ngasin

Si goditje pabesije

Dhe mes heshtjes të harrohemi

Veç kujtime të lemë pas

Si t’pafaj le të kujtohemi

Që të shuhet ky marraz.

/QendraPress/