Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

DIKUSH THA: “IK EDHE TI”
———————————–
Dikush tha: “Ik dhe ti”,
nga ky truall…i bekuar,
qe përballë, a përkarshi,
hiç s’më ka interesuar…
Mekur keq…ai pastaj,
strukur ndeji nëpër hije,
si langua…i zënë në faj,
lehu…lehu…më s’u ndie…
Vonë sërisht e dëgjova,
këtë herë…më fort pëlliti,
me zuzarët e ngatërrova,
tek kravatën…lart e ngriti…
Dikush tha: “Ik dhe ti”,
me të tjerët shtegëtarë,
qe përballë, a përkarshi,
qe ‘fat-ziu’…pushtetarë…
/QendraPress/