Në çdo familje shqiptare ka një histori mërgimi.Të harruarit e heshtur-Shkruan;Elmije AJAZI

         Të harruarit e heshtur te mërgimit „Ata gë dikur dhanë gjithçka për të tjerët, sot ndihen te harruar bashkë me gjithçka që dhanë.” Nga kujtesa e përbashkët, drejt harrimit të heshtur  .Në çdo familje shqiptare ka një histori mërgimi. Nje djalë, nje motër, një baba a një  nëne që u nisën drejt te panjohurës me një ëndërr të vetme — të siguronin një jetë me të mirë për ata që mbetën pas. Mërgimtari nuk iku për luks, por për nevoje. Mori me vete mallin, shpresén dhe nje pjesë të shpirtit të vet, duke e lënë tjetrën në shtëpinë që la pas. Ne fillim, çdo ditë mbushej me telefonata, me kujdes, me pyetje për njëri-tjetrin. Por, koha, me ecjen e saj të heshtur, ndryshon gjithçka. Ajo i zbeh kujtimet, i ftoh lidhjet, dhe shpesh, mërgimtari mbetet vetëm një emër gë përmendet, kur vjen ndonjë ndihmë financiare — jo më si nje njeri, si pjesë e shpirtit të shtëpise. Largësia gë bëhet harrim Ahengiet, dasmat, gëzimet e përditshme që dikur i bashkonin familjet,  açpo edhe vdekjet,tani zhvillohen pa pranin[ e atyre që dhanë shumë per t’i berë të mundura. Askush nuk ndalet të mendoje se mërgimtari, edhe pse larg, e ndjen çdo mungesë, çdo përjashtim, çdo heshtje. Ai e sheh nga larg çdo fotografi të festës, çdo moment gë dikur do ta kishte ndarë me ta — dhe ndien se është harruar, jo vetëm në vend, por, edhe në kujtesë. Koha i ka bërë mërgimtarët të duken sikur nuk ekzistojnë më. Harrimi është bërë i zakonshëm, një heshtje gë askush nuk e vëren, por gë peshon rëndë mbi spirtin e tyre. Bashkë me gjithçka që dhanë, u harruan edhe ata vetë perpjekjet, lodhjet, sakrificat, netët pa gjumë për t’i bërë të tjerët të lumtur. Dashuria gë nuk shuhet kurrë Megjithatë, në heshtjen e tyre, mërgimtarët vazhdojnë te kujtojne. Vazhdojne të ndihmojne, të dërgojnë, te shpresojnë. Dashuria për familjen dhe për vendin nuk shuhet kurrë, edhe kur nuk u kthehet me të njejtën ndjesi. Ajo mbetet një zjarr i getë qe digjet thellë, pa zhurmë, pa fjalë, por me shume dhimbje. Ajo gë kerkojnë nuk është falënderim, as lavdi. Vetëm një kujtim. Një fjalë e ngrohte. Një ndjesi se ende janë pjesë e shpirtit të shtëpisë, e kujtesës së përbashkët. Sepse në fund, ajo që e mban gialle mërgimtarin nuk janë paratë apo suksesi — por ndjenja se dikush, diku, ende e pretë dhe ende e mban mend. „Ky artikull flet në emër të shumë zemrave gë jetojnë larg, por rrahin në të njejtin ritëm me vendin që i rriti. Sepse mërgimtari, edhe kur harrohet, nuk pushon kurrë së dashuruari atdheun e vet”/QendraPress/