Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare u mbajt sot ceremonia përmbyllëse e “Muajit Rozë”,

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare u mbajt sot ceremonia përmbyllëse e “Muajit Rozë”, fushatës ndërkombëtare që synon ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, si dhe edukimin shëndetësor të komunitetit.
Gjatë gjithë muajit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF-ja kanë qenë në shërbim të qytetarëve, duke ofruar kontrolle falas me Ultrazë dhe Mamografi, të kryera nga mjekja specialiste e radiologjisë.
Mos e shtyni kontrollin — diagnostikimi i hershëm shpëton jetë! Shëndeti është prioritet!