Çaste poetike me poeten,-Indira Avdyl HOXHA

Kur shpirti pikon dashuri

—————————————

Kur shpirti pikon dashuri në heshtje,

Si vesë mbi petalet e mëngjesit,

Çdo frymë bëhet këngë e fshehtë,

Çdo prekje dridhet në dritën e shpirtit.

Një fjalë e butë, një shikim i thellë,

Si yll që bie në zemrën time,

E ndez një zjarr që s’di të shuhet,

Një mall që rritet, pa cak, pa hije.

Kur shpirti pikon dashuri ngadalë,

Bota ndalet si në magji,

As koha s’mundet të ecë më tej,

Sepse dashuria bëhet përjetësi.

Në çdo frymë, në çdo kujtim,

Në çdo hap që ndjej praninë tënde,

Ka një ndjenjë që s’ka përkufizim,

Një det që s’ka brigje as funde.

Kur pikon dashuri nga sytë,

Bëhet dritë që shëron plagë,

Bëhet prehër për shpirtin tim,

Kur nata bie dhe zemra s’flet.

Në heshtje ndjej se më rrethon,

Një aromë që vjen si mrekulli,

Dhe shpirti im sërish kupton,

Se dashuria nuk vdes kurrsesi.

Kur pikon dashuri, edhe dhimbja qesh,

Lotët kthehen në margaritarë,

Sepse çdo plagë që dashuron,

Shndërrohet në bekim të rrallë.

E kur shpirti pikon dashuri pa frikë,

Qielli hap portat e tij me gaz,

Dhe unë humbas mes dritës sate,

Si flutur që djeg veten në naz.

Indira Avdyl Hoxha

/QendraPress/