Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lola MEÇAJ

Edhe sot… gjallë
—————————-
Se di cila ditë do jetë pa frymë
Fundi të tund shaminë e bardhë dorëzuar
Sytë do hapin portën e lotit,
derdhur prurjet,mbledhur viteve
Toka jote e ardhëme më rëndon mbi shpinë,
e lagësht më rri në pritje
S’e harroj dot mosputhjen tënde,
muret ngritur si t’i rrëzojmë
kurrë s’i pash të mbyllura ëndrrat e bardha,
isha dje dhe kur s’isha,
ngjitur me qiejt e dhembshur
Po ti lerma shpirtin në paqe,
ankthi shlauar mbi kalë të bardhë,
trok pa kohë
Netëve të gjata që s’gdhihen,
u mbaj vesh të rrahurat e zemrës
Të parën grua shoh rrugicës së mekur
më thotë; edhe sot gjallë i ke!
Lola.Meçaj
/QendraPress/