Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Heroina e heshtun.

———————–

Pashë mjegullën të m’shqitej sysh,

rrezet puplake të diellit u shfaqën,

një shuk resh u qasën

fill mas thirrjes nanës,

tespihe gjethesh

si çadra të vogla,

mbi asfalt,

as gjest,as fjalë,

një lëmsh i gurtë,mall,

fshehur nën xhaketën vjeshtake,

n’buzagaz nji zog i hareshëm i ledhet kohës me qiell blu,

një tempull përndritet ngadalë,

e blerta në zbrazëtinë gërryese asht vu,

ndërsa një ishull i paqshëm ruan,

çastet ma t’bukra që ndezen prej zani t’nanës,

aromë e përkujdesjes saj m’gjallon,

asnjë përqafje veç ajo s’ma harron,

n’eshtra rilindem,

ashtë krejt gjaku im,

dielli i dimnave t’mi,

ashtë i vetmi shpjegim që m’nxjerr prej hiçi,

kur dorën me ja puth ulem,

edhe hana xhelozon,

e ernat lëvizin ambël,lehtë,

në sytë e saj ka veç mrekullina,

freski në çdo zgjim prani e saj asht’mbetë,

ajo e zanun me lutje duke mbyt demonë,

lëshue mbi avujt e hapësirës sime.

rrënohen errësinat,

kur ajo buzëqesh gjithë dritë,

koha mbi parmakë orët e saj ka mbështetë,

nana nji grue e fisme,

s’mi paskësh kallzue krejt,

javashtë më la të përditësohesha vetë,

në lumin e madh të jetës,

ku hijet bahen rrëmujë,

e shiu rrëshket,

m’ndjen ashtu për s’largu,

e thirrmën ngrohtë ma pret,

asht’Nana që s’e harron zakonin,

kur mungesë e saj bërtet,

asht ajo heroina e heshtun,

ajo…e vetmja dashni e vërtetë.

/QendraPress/