Çaste poetike me poeten;- Afërdita S.SATKA

Duart që flasin pa fjalë
———————————-
Shpesh në heshtje ,apo kur shikoj duar që “flasin”,
mendimi zgjatet më tej , te fuqia e tyre,
ato që mbajnë, shërojnë, përqafojnë
dhe flasin pa fjalë.
Duart nuk gënjejnë kurrë,
ato flasin në heshtje,
me rrudha që janë rrugë jete,
me damarë që mbajnë kujtime,.
Ka duar që mbajnë peshën e botës,
pa zhurmë, pa ankesa.
Ka duar që dridhen lehtë,
sepse dinë sa e brishtë është dashuria.
Ka duar që shërojnë plagë,
edhe kur vetë janë të plagosura.
Ka duar që luten pa fjalë,
dhe duar që premtojnë pa zë.
Ka duar që të rrisin pa lodhje,
që të mbajnë kur bie,
që të mësojnë të besosh
dhe të duash pa kushte…
Është dora e nënës,
që mban ngrohtësinë e gjithë jetës,
që përhap dritë në errësirë,
që flet pa zë,
por të kupton në gjithçka.
Duart nuk janë thjesht trup,
ato janë përqafim, përkëdhelje,butësi ,
madje ,
ato janë histori, kujtesë dhe dritë.
I dua duart !
/QendraPress/