Çaste poetike me poeten:-Bukurie BUÇPAPAJ

FLAS NË HESHTJE

——————————–

Heshti, e kur unë heshti them gjithçka ,

Se heshtja vret në mënyrën e saj .

Flas me brendinë e zihemi për ç’farê?!

Në derën e zemrës hyn e del ajo murtaja,

që dot nuk të vret, veç n’breg t’varrit të shpie.

Heshtërima gjuan në varg, rrufe flakë,

Vajto, plas në daç, të ka zënë derën ,

Mban shpresë se shërimi do vijë,

duke marrë ilaç, shpresën , besimin ,

e duke dashuruar aq fort jetën në yjesi.

Forcën e fundit mbledh e larg e gjuan

mallkimin.

Prehërit diellor ngroh zemrën dobësuar,

Syve të hënës ndriçon orientimin.

Vetë jam, jeta, bota universi, dritësia,

bëhem melhem i plagëve, vrarë nga dashuria.

E nuk pendohem kurrë, që dashuroj ligësinë,

në fund të fundit lindur e bekuar nga zoti dhe bekimet e tija.

Bukuria shpirtërore pasqyrë, reflekse në vargjet e mia.

E kur të gjithë kanë kthyer kurrizin nga ti,

Duart e zotit i puth, e duke lutur fillim të ri.

Etshëm pijë ujin e bekuar, arshit hyjnor,

lind e rilind si bohem i shekullit të ri.

Menduar për asgjënë, merrem me asgjënë ,

Startoj duke thënë:

jetoj për vete e jo për ty.

/QendraPress/