Çaste poetike me poeten;-Marigona ZEKAJ

Kur nata ngrin fjalët

———————————

thënë e pathënë, dhe

hëna nuk më shikon,

u futa mes rreshtave,

aty ku shpirti nis dhe kërkon.

Kur nisa të ndiej të ftohtin

dhe as dyshemeja s’më ngroh,

të mora ty, vargu im,

nga të ftohtit më shpëto.

Nuk do të kesh të ftohtë

nëse i ftohtë nuk je,

acari nis nga brenda

dhe ngrohtësi më nuk ke.

/QendraPress/