Çaste poetike me poetin;- Nexhbedin BASHA

Toka nën pushtetin e ujit…
—————————————-
Ra shiu si një përbindësh, pa fjalë, pa mëshirë.
Lumenjtë shpërthyen nga shtrati i durimit.
Arat u përmbytën, toka u bë pasqyrë e dhimbjes.
Shtëpitë heshtën; muret flisnin pa zë të ngrirë.
Njerëzit mblodhën jetën në krahë dhe u larguan.
Dyert mbetën hapur, jo nga pritja, por nga ikja.
Bagëti të mbytura, heshtje në koshere,
Orendi të përmbysura, kujtime
që notojnë në baltën e dhimbjes.
Varkat e ushtrisë çanin ujin inatçor,
si shpresë e veshur me uniformë.
mblodhën njerëz, bagëti, bletë me kushere,
Dhe çdo gjë që don të jetojë…
Lotët u përzien me shiun,
Dhimbja s’gjeti strehë e paqë.
Natyra; aq e butë u egërsua,
U bë e pamëshirshme,
nuk kursye askënd..
Në heshtjen që mbeti pas ujit,
jeta do të guxojë të nisë sërish.
Por, plagët do të mbeten si shenjë
në kronikat televizive,
në çdo cep të tokës e të avllisë,
si ëndërr e brishtë.
Shiu nuk ishte vetëm shi.
Ai ishte alarm për sot e për nesër.
Lotët përzier me rrëmujën,
do të kujtohen gjithnjë,
Dhe dielli do të lindë përsëri
nën të njëtën strehë..
S’është mjaft të themi: “iku shiu,
le të harrohet,”
se lumenjtë kanë kujtesë dhe kthehen prapë.
Duhet t’i dëgjojmë shenjat
të rregullojmë brigjet e mendjes,
që uji i radhës të mos na gjejë sërish
të verbër e të pambrojtur,
E të përmbyturit të ikin nga shpitë, si endacak…
/QendraPress/