Fyma poetike e së dielës me poeten;-Selvije KADRIU

TË LASHË
——————–
Të lashë në dheun e ftohtë
nuk desha të afrohem
ta shoh atë fytyrë tënde si dylli
Dua të kujtoj ashtu si ishe
nuk dua të pikojnë lotë
nuk u afrova
ta shikoj atë dhe mbi ty
ku e marrin atë forcë
të të mbulojnë ty
ata sy atë buzëqeshje dielli
Si nuk zgjohesh ti ndalosh
me atë shikimin tënd
si nuk ma thirrë emrin shoqe
A nuk të vjen keq aspak
për lotët e mi
/QendraPress/