Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Nëpër kujtime.
————————
Kam nxjerrë nga sirtari
gjithë fotografitë,
albumin shfletoj e menduar.
Një çast më ngall kujtime
kur qeshin sytë,
një çast, kur për ca sy
jam përmalluar.
Se di,çma preku
sonte mallin…
çma ndezi në gji
një përqafim?
Shamia që mban në palë lotët,
a ëndrrat që i prinin
fatit tim?!
Tej largu…
dëgjova zënë e shpresës
se jeta vjen si është e thënë.
Nga fjalët pashë dritën
përtej zemrës,
që mbajnë gjithë universin
babë e nënë.
/QendraPress/