Çaste poetike me poeten;- Hamide AXHAMI

DJALIN QË NUK E PATA KURRË
——————————————-
Ike, kur unë kisha nevojë më shumë për ty.
Pikërisht atëherë,
kur të prisja më shumë se kurrë.
Nuk m’the as një fjalë,
as një lamtumirë.
Thjesht Ike,
dhe unë mbeta me duar plot pritje.
E shembe në një çast.
Atë që unë e ndërtoja prej vitesh.
Një ëndërr shumëvjeçare u rrëzua pa zhurmë,
por mbrenda meje,
jehona e një britme
nuk u shua kurrë.
/QendraPress/