Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

Bukuri që ç’armatos errësirën
————————————–
Poetja nuk shkruan me dorë,
por me puls drite
që i kalon qerpikëve
si një sekret i diellit.
Ajo hyn në hije
jo si pushtuese,
por si pyetje
që terri s’di t’i përgjigjet.
Hapat i ka të heshtur,
si dritë që mëson të mos verbojnë,
fjalët nuk presin mishin,
ato zhveshin frikën
deri në eshtra.
E vërteta në gojën e saj
nuk është shpallje,
por një dridhje e vogël
që rrëzon mure të mëdha.
Kur bëhet grua,
nuk kërkon as sy që ta admirojnë,
as dritë që ta kurorëzojë.
Ajo kalon
dhe pas saj
errësira nuk është më e njëjtë.
Ecën
jo mbi zëra,
por mbi heshtje të pjekur,
aty ku bukuria
nuk vret,
por çliron.
/QendraPress/