Gjendet e vdekur një grua në Prizren,konfirmon zëdhënësi i policisë togeri Shaqir Bytyçi.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale nw Prizren togeri Shaqir Bytyçi njofton se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Me datë 09.shkurt.2026, rreth orës 21:03, Policia ka pranuar informacionin se në rrugën e “Saraqëve” në Prizren është gjetur një trup i pajetë. Në vendngjarje ka dalë ekipi i urgjencës, i cili ka konstatuar vdekjen në shtëpinë e saj. Patrulla policore ka shkuar në lokacion, ku është informuar se bëhet fjalë për një femër, E.K., 55 vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.