Reagon ashpër OVL Dega në Prizren lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Hagës.

Isa Berisha kryetar i OVL Dega në Prizren , ka regauar ashpër lidhur me kërkesën fantome të Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Hagës , Ai me këtë rast ka shkruar
‘’ Ne si OVL e UÇK-së në Prizren, me vëmendje të plotë jemi duke përcjellë fjalën përfundimtare të Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Hagës. Jemi thellësisht të befasuar dhe të revoltuar me kërkesën e prokurorisë, e cila ka kërkuar dënime deri në 45 vjet burg për secilin veç e veç. Kjo kërkesë dëshmon edhe një herë se kjo prokurori nuk ka marrë për bazë asnjë dëshmi dhe asnjë fakt real për figurat më të mëdha të kohës, të cilët ishin pjesë e luftës çlirimtare dhe themelimit të shtetit më të ri në Evropë – Republikës së Kosovës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo që po ndodh në Gjykatën Speciale do të mbetet pa u ballafaquar me të vërtetën. Gjykata do të marrë parasysh të gjitha dëshmitë e dhëna nga themeluesit dhe mbështetësit e shtetit të Kosovës, si gjenerali Wesley Clark, Chris Hill, James Rubin dhe shumë figura të tjera të rëndësishme, të cilët ishin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleancës më të madhe ushtarake në botë – NATO-s. Pavarësisht përpjekjeve dhe propagandës së qarqeve të ndryshme armiqësore, tashmë është dëshmuar qartë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte shumë kundërshtarë që jo vetëm e luftuan luftën e drejtë të popullit të Kosovës, por përmes propagandës dhe lobimeve për interesa personale e klanore tentuan ta njollosin atë. Këta individë dështuan të jenë pjesë e një procesi madhështor historik, që ndodh rrallë: siç ishte epoka e Skënderbeut, shpallja e pavarësisë nga Ismail Qemali dhe së fundi themelimi i shtetit të Kosovës.
Këto arritje historike u kanë penguar dhe vazhdojnë t’u pengojnë qarqeve të Serbisë dhe Rusisë, por kurrë nuk do të arrijnë ta zhbëjnë këtë realitet. Liria e Kosovës është fituar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresë të madhe, dhe kjo nuk mund të mohohet e as të fshihet.
Jam thellësisht i zhgënjyer me disa reagime dhe shkrime në rrjetet sociale, ku pa asnjë ndjenjë përgjegjësie apo ndërgjegjeje, disa qytetarë lëshojnë akuza të rënda e të pabaza, duke vënë në dyshim luftën e UÇK-së dhe sakrificën e çlirimtarëve. Është e papranueshme që ata që sot gëzojnë lirinë, të sulmojnë ata që e sollën atë liri, duke barazuar çlirimtarin me bashkëpunëtorin e armikut.
Të gjithë ata që shpifin dhe akuzojnë pa fakte duhet ta kenë të qartë se e vërteta historike nuk mund të ndryshohet. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e shenjtë për popullin e Kosovës, dhe ajo do të mbetet e tillë në histori.
Prandaj, sot them me zë të lartë: Boll më!
Liria ka emër – UÇK.
Liri për çlirimtarët dhe për krerët e UÇK-së!
Isa Berisha Krytari i OVL e UÇK Prizren/QendraPress/