Nënkryetari i Prizrenit Kujtim Gashi tash e tutje do të vazhdoj me postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë se do ta mbaj postin e deputetit. Ish-ministri i Kulturës është rikthyer në Grupin Parlamentar të PDK-së pas një mungese disa vjeçare.
Ai shërbeu si nënkryetar i komunës së Prizrenit në mandatin e kaluar të udhëhequr nga Shaqir Totaj.