Fryma poetike e së dielës me poeten;- Dorina AVDURRAMANI 

I DASHUR MIK

———————

I dashur mik,që më fale ditët e tua të errëta,

Kur unë hapa zemrën,të prita me dashuri,

Rob i pengjeve tek ty unë mbeta,

Refuzova të njihja dikë tjetêr,se pêr ty kisha sy.

I dashur mik,që i tillë s”mu bëre kurrë

Me heshtjen tënde e bëre dhe natën humner,

Ti i shkruajte mëkatet i gdhende në mur,

Dhe unë që dehem për ty,si një e mjerë.

I dashur mik,që erdhe si mysafir i patrokitur,

Ku dhe zëri që të bërtisja s’më linte radhë,

Në buzë më mbetën fjalët,nga një afsh i papritur,

I dashur mik,për puthjen tënde po mbes e gjallë.

/QendraPress/