Çaste poetike me poeten;-Rudina Muharremi BEJA

HARRESË…
———————–
I mbyllëm portat e blinduara të shtëpive,
të bindur se s’kishte më asnjë harresë;
dhe ato ngjanin,
gjithnjë e më tepër, me Arkën e Noes.
Ç’agoni pikëlluese…!
Pallatet mbollën themele
me rrënjë frike,
të trazuar nga kohë të verbëra;
mbi to
mbinë mure të larta
prej guri dhe egoje.
Ndërsa mokrra e mendimit,
psherëtima bluan si mulli i lashtë,
çapitet dhe, kaherë, pyet:
A thua Zotin e lamë jashtë?!
/QendraPress/