Çaste poetike me poetin;-Gazmend BEQAJ

DASHURIA IME

———————–

Vite të çiltërsisë sime harxhova

Për ta gjetur rrugën e fatit

nga do të vije ti

gruaja ime thesari im…

I dua hiret nazet

buzëqeshjen tënde

dhe mënyrën se si e solle

ngrohtësinë e ngjyrave të ylberit

në jetën time

gruaja ime tundim im

frymëmarrje e shpirtit tim…

Derisa ecim nëpër jetë

me bekimin e Zotit

ne paqshëm po plakemi

por dashuria në ne

çdo ditë e më shumë rinohet

sepse ne oj grua

e përjetojmë dashurinë e paskaj

me njëmijë yjet e saj

duke sfiduar dilemat e kohës

dhe paragjykimet e moshës

se s’mund të jetë kurrë aq vonë

sa në çdo stinë të jetës

të mos çelin lulet e dashurisë sonë…

/QendraPress/