Çaste poetike me poeten;-Lubi H.TOTA

REÇI IM PËRMBI NANTË MALE !

—————————————————,

Vendi im plot krenari

Sot me lot ta puthi ballin,

Erdha këtu ku më thirrën bij,

Kam ardh sot,ta shuaj mallin

Pragu i shpisë mbulu me ferra,

Arat djerrë e zhurmë aspak,

Në cep të bahçes mbulu me lot,

Dal e flas me Drinin plak,.

Amanet o lumi Drin,

Kush na i la kto vende shkret,

Fort jam lut në perendinë

Për fëmijët që jan n’gurbet ,

Dal shikoj në Gjur të Shqipes,

Asnjë zë, asnjë njeri,

Vetëm zogjt me cicërima

Më kan fal pak dashuri.

E kërkoj një plak mentar,

Ku ta gjej një fjalë nëne,

Nuk di ktu a vjen beharë ,

A flet kush një fjalë zemre.

Dalngadal përmes katunit,

Përcjell zemra psherëtima,

Nuk dëgjoj një zë fëmije,

Zot aman po m’ndalet fryma.

E kujtoj Reçin në vite ,

Burra t’mençur me besë e fjalë,

Sot prej mallit më digjet zemra

Përcjell lotët nëpër valë ,

Flas me valët e Drinit të zi ,

Dhe me dallgët bisedoj,

Si nuk pash asnjë njeri,

Dhe prej mallit me sy lotoj.

Në kto troje në këto anë,

Flitej fjala e kishte peshë ,

Ku ta gjesh një plak Reçjanë,

Që kish emër, e kish besë .

E nis vargun në breg të Drinit,

Maja e madhe e përcjell,

Kan ik fëmijët drejt perendimit,

Ndaj kan ngel kto ara djerrë .

Flas me zërin përpëlitës,

Këto oxhaqe pse s’kan tym,

Zot të lutem më jep shpresë,

Zot të lutem më jep durim .

Në kto troje në këto anë .

Dikur fjala kishte peshë,

Sot fëmijët anë e mbanë,

E kan lan Reçin pa shpresë!

Ju vikas me gjuhë të nanës,

Bijtë e mi kudo në botë,

Ju pret vendi i të parëve,

Mi mbulut kullat me lot,

Po jua lëj një amanet,

Si kto vende s’ka në botë,

Drini zi është dëshmitar,

Sot kjo zemër derdhi lot.

Shkroi SULBIE .H. SHEHU

/QendraPress/