Çaste poetike me poeten:-Jetina BUSHI

Hije mbi Letër

————————

Në erresirën e natës, kur bota hesht,

boja rrjedh si gjak i ftohtë mbi fletë,

nuk ka më maska, asnjë buzëqeshje të rremë,

vetëm e vërteta që peshon sa një jetë.

Gishtat kërkojnë atë që syri s’e sheh,

një rresht ku dhimbja gjen strehë e pushon,

zemra, ky shpend që kafazin e rreh,

në çdo pikë loti, një varg po ndërton.

Jemi libra të hapur, të grisur në mes,

me faqe që era i shfleton pa mëshirë,

por mes këtij pluhuri dhe këtij mëngjesi,

të jesh i thyer, do të thotë të jesh i lirë.

JETINA BUSHI!

/QendraPress/