OVL të UÇK-së Prizren me kryetarin Shaqir Totaj, dhe  drejtoreshën Luljeta Veselaj Gutaj, organizojë Epopenë e UÇK-së në komunën e Prizrenit.

   Isa  Berisha ,kryetar I OVL të UÇK-së Prizren njofton se  me kryetarin  e  komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, dhe  drejtoreshën  e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj,  këtë  vit  bashkëorganizojë Epopenë e UÇK-së në komunën e Prizrenit. Duke  njoftuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së si dhe ju qytetarë të komunës së Prizrenit. Ai  shkruan  se ‘’ Për të nderuar dhe respektuar Epopenë e UÇK-së, rënien e familjes Jashari, Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët, OVL e UÇK-së, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj, dhe me Drejtoreshën Luljeta Veseli Gutaj, kemi paraparë këto manifestime:

Më 05. mars.2026, në ora 10:00 – Do të mbahet Seancë Solemne kushtuar Epopesë së Jasharajve. Gjithashtu, në të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit, në orët e para, do t’i kushtohet vëmendje luftës së lavdishme të UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Më 06.mars.2026, në ora 10:00 – Do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, duke vazhduar me vendosjen e luleve pranë Shtatores së Heroit Ismail Kryeziu. Më pas, do të vazhdohet  te busti i Heroit Bashkim Suka dhe do të bëhen homazhe pranë Shtatores së Komandantit Tahir Sinani dhe vazhdohet  te Shtatorja e Selajdin Berisha, e cila gjendet te Spitali i qytetit.

Homazhe  bëhën edhe te Shtatorja  Pal Palucës, te Shtatorja e Agim Shalës, dhe te Shtatorja e mësuesit dhe Heroit Xhevat Berisha. Buqeta lulesh do të vendoset edhe te Ismet Jashari – Komandant Kumanova dhe te Monumenti i Lirisë pranë Shtatores së Komandant Petrit Remzi Ademaj.

Më 07.mars.2026, në ora 18:00, – Do të ndizen flakadanë në të gjitha fushëbetejat ku UÇK-ja ka zhvilluar luftime. Isa  Berisha, në emër të kryesisë dhe në emër të kryetarit të OVL të UÇK-së Prizren, si dhe në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,  fton të merrni pjesë në këto aktivitete.