Fryma poetike e së dielës me poeten;-Brixhilda DEDE

DRITA E POETIT

—————————

Nuk erdha në këtë botë me kurorë në kokë,

Por si një foshnjë me plagë të padukshme .

Dhimbja u bë zëri im, për fjalë që zemra

nuk mban dot në heshtje.

Loti mu bë burim frymëzimi.

Plaga, fillim i një rrëfimi.

Ç’ do zhgënjim mu kthye në varg.

Ç’ do dhimbje, më bëri të shoh më larg.

Nuk erdha si pasardhësja e Enduhannës,

si shkruese e tempujve në lashtësi.

As Homerin e verbër se pata njohur ,

Atë, që shikimi i brendshëm e bëri hyjni.

Nuk erdha në këtë botë si rastësi.

Brenda meje flaka në shpirt më kthehej në dritë.

Fjalën në heshtje s’ mund t’a lija,

I hapa udhë për dije e frymëzim.

Vargu është frymëmarrja ime,

ku sytë e shpirtit tingull e pamje përjetojnë,

kthyer në të brendëshmin zë.

Fjala ime kthehet në jetë edhe kur zëri nuk ndihet më.

Në dhe të huaj ceremoni e poetit.

Nën qiell të zymtë ca lotë të pashprehur.

Trup i pajetë, përcjellë pa bujë.

Largohet shpirti lënë pas thesare,

Në përjetësi, në buzë e në vargje.

/QendraPress/