Kryetari Totaj, priti sot,Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova…

           Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, në kuadër  të  pritjeve dhe takimeve  të shumta që ka çdo ditë pune, sot, ka  pritur takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, me bashkëpunëtore. Ai , lidhur me këtë takim kë shkruar

‘’Prita sot, në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, me bashkëpunëtore, ku diskutuam për forcimin e mekanizmave lokalë për mbrojtje nga dhuna në familje e dhuna me bazë gjinore si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional.

Me këtë rast u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të kapaciteteve komunale dhe ofrimit të mbështetjes më efektive për viktimat.’’ Kryetari Totaj  është një pikë  takimi  për shumë delagacione  vendore dhe ndërkombëtare./QendraPress/