Njoftim për botimin e dy librave për fëmijë nga shkrimtari Gëzim AJGERAJ .

Me kënaqësi ju njoftojmë për daljen në dritë të dy librave të rinj për fëmijë nga autori Gëzim Ajgeraj, botuar nga Shtëpia Botuese “7 Days”, Prizren 2026:
“Gjyshi poet dhe drita e fjalës” – poezi për fëmijë
“Fëmijët dhe sekretet e Prizrenit” – tregime për fëmijë
Këto dy vepra sjellin një botë të pasur me imagjinatë, ndjenjë dhe vlera, duke i ftuar fëmijët në një udhëtim të veçantë mes fjalës, ëndrrës dhe kujtesës.
Në librin poetik “Gjyshi poet dhe drita e fjalës”, autori rikthen magjinë e fëmijërisë dhe fuqinë e fjalës si dritë që udhëzon brezat. Përmes figurës së gjyshit poet dhe personazheve të gjalla, ai mbjell dashurinë për leximin, krijimin dhe lidhjen shpirtërore mes brezave.
Ndërsa në “Fëmijët dhe sekretet e Prizrenit”, lexuesit e vegjël udhëtojnë në një qytet plot histori e mister, ku çdo rrugicë, gur e lumë fsheh tregime që presin të zbulohen. Përmes aventurave dhe magjisë, libri përcjell vlera si miqësia, dashuria për vendlindjen dhe rëndësia e rrënjëve tona.
Siç shprehet autori:
“Libri nuk është thjesht një objekt, por një univers i gjallë… një dritë që shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës.”
dhe
“Mos harroni nga vini, sepse rrënjët janë ato që na japin forcë për të ecur përpara.”
Këto libra janë një ftesë për çdo fëmijë që të lexojë, të ëndërrojë dhe të besojë në fuqinë e fjalës dhe imagjinatës.
Rekomandohen për fëmijë, prindër dhe mësues, për këdo që beson se libri mbetet miku më i mirë i njeriut.
Tani më në duart tuaja!
4 MAJ 2026/QendraPress/