Çaste poetike me poeten;-Fatbardha BUDINI

PËR TY BABI IM
——————————
Pesë vite kohë, si erë që s’ka zë,
por emri yt në shpirt më rreh si re.
Ti ike larg, por mbete në çdo hap,
si dritë që s’shuhet, edhe kur bëhet natë.
Në heshtjen time, flet si një kujtim,
një zë i butë që s’vdes në përjetim.
Si rrënjë e thellë në tokën e mendjes time,
më mban të fortë mes stuhish pa limite.
Je si yll që digjet pa u parë,
por më ndriçon kur rruga bëhet e vrarë.
Në çdo vendim, ndjej dorën tënde pranë,
si urë e fshehtë që më çon në anë.
Vdekja s’është fund, por kthim në përjetësi,
një portë e heshtur drejt një drite pa kufi.
Ti je bërë frymë në ajrin që thith,
një lutje e gjallë që zemra ma nxit.
Më mungon zëri, por jo dashuria jote,
ajo rreh si det në brigjet e kësaj bote.
Dhe pse pesë vite kanë rrjedhur si lot,
ti në zemrën time – babai im,
do mbetesh gjithmonë.
/QendraPress/