Me 25 mars,përkujtohet Dëshmori Ersan.M. Mazreku dhe ish Komandanti Esat Krasniqi me rastin e 5- Vjetorit të vdekjes.

Kryetari i OVL të UÇK-së – Prizren. Isa Berisha, ka paralajmëruar se këtë vit përkujtohet ish eprori dhe koamndnati Esat Krasniqi me 25 mars 20025,përkujtohet % vejtori I ikje ssë tij në amshim. Ai me këtë rast shkruan ‘’Me dhimbje, respekt dhe krenari të thellë, kujtojmë pesëvjetorin e ndarjes nga kjo botë të ikonës së kombit, patriotit të palëkundur, mësuesit të përkushtuar, eprorit dhe komandantit të lavdishëm Esat Krasniqi (Mjekra), i cili u nda nga jeta më 25 mars 2021, pas një sëmundjeje të rëndë. Figura e tij mbetet e gjallë në kujtesën tonë si simbol i guximit, urtësisë dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Vepra dhe rruga e tij janë udhërrëfyes për brezat që vijnë. Në nderim të jetës dhe kontributit të tij të madh, OVL e UÇK-së dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë homazhe përkujtimore më 25 mars 2026, në ora 12:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit, aty ku prehet Komandanti ynë.
Ftojmë me respekt të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët, invalidët, veteranët dhe familjarët që të bashkohen në këtë moment kujtese dhe nderimi, për të përkulur kokën para veprës së një burri që jetoi për atdheun dhe mbetet përjetë në zemrat tona. Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit ‘’ Po kështu njoftohen të gjithē bashkëluftëtaret,qytetarët se me datë 25 mars 2026 (ditë e mërkurë) në ora 10:00 organizohen homazhe në nderim të rënjës heroike të dëshmorit ERSAN Mehmet MAZREKU në vendin e rënjes mbi fshatin Retijë e ulët dhe më pas në ora 11:00 në varrezat e dëshmoreve në Landovicë vazhdohet me homazhe. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët ./QendraPress/
