Çaste poetike me poeten;-Meri KUSI

PO TË PRES.!!
————————–
Po të pres në ëndërrat e mia .!
Je strehë për shpirtin tim të ndjeshëm!
Që di të qesh si një zambak i bardhë në liqene të gjelbëruara.!
Ku gjej qetësi kur jam e trishtuar.!
Te ti dashuria më ndizet si : flaka e zjarrit të fortë.!
Ti më ndriçon ditën -fillojmë lojëra ledhatare dashurie.!
Në trupin tim të brishtë !
Mes dhimbjeve do të gjesh intimitetin tim.!
Ku lumturia është kudo.!
Largoje të kaluarën dhe hape zemrën !
Pranoi ndjenjat e mia..se dashuria nuk është garë.!
Por janë ndjenja për t’u përjetuar.!
Dashuria e çiltër nuk ka limite e hatër.!
Eja si një stinë dashurie.!
Mos më lër mes dhimbjeve në buzë të greminës
pa puthjet e tua magjike .
Aty do të rri në brinjët e tuaja!!
PO TË PRES
/QendraPress/