Talentët tanë të rinj gëzojnë mbështetjen e plotë të Komunës së Prizren.

      Kryetari Shaqir Totaj priti sot pianisten e talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha e saj, Besarta Guri Bobaj.

Pas sukseseve të shumta në gara dhe paraqitje ndërkombëtare e vendore, ajo do të marrë pjesë si “Special Guest Artist” në koncertin gala të “International Piano Ballkan Academy”, në kuadër të WPTA Spain International Piano Competition, që do të mbahet më 17 prill në Madrid, në auditorin Yehudi të Universitetit UAX.

“Talentët tanë të rinj gëzojnë mbështetjen e plotë të Komunës së Prizren dhe i inkurajojmë për suksese të mëtutjeshme e prezantim sa më dinjitoz të qytetit tonë” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.