Sot, me rastin e Ditës së të pagjeturëve ,përurohehet i Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël.

Me rastin e ditës së të Pagjeturëve , sot. është përuraur kompleksi Memorioal kushtuar 113 martirëve të Krushëss ë vogël të cilët me 26 maras të vitit 1999 u ekzekutuan dhe u dogjën të gjallë nga djem të moshës 13 deri tek pleqtë 77 vjeqar.Me këtë gjak të derdhur të këtyre martirëve të Krushës së vogël , që krahasuar me numrin e banorëve është fshati që më së shumti në Kosovë i dha gjak lirisë së atdheut. Sot në Krushën të vogël pos dhembjes së madhe u bënë bashkë edhe Ministri për vlerat e luftës Andin Hoti, kryetari I komunës së Prizreniit Shaqir Totaj, nënkryetari Bexhat Bytyçi, kryesuesi Simir Krasniqi, ish drjtori Edin Shehu, udhëheqës të këtij fshati dhe të mbijetuar si dhe invalidë e veteranë të UÇK-së për të përuruar kompleksin i cili fletë për atë dhembje të madhe e krenarinë e pafund.Këtë herë edhe ikona e atdhetarisë këngëtrja Shkurte Fejza ishte pjesë e këtij përurimi. Fillimisht të pranishmit i ka përshënetur nënkryetari i fshatit Ermal Shehu, I cili ka rikutuar njëherit edhe të ata që I kishin shpatuar kësaj masakre dhe ndërruan jetë pastaj, Ministri Andin Hoti, tha se Krusha e vogël është njëra nga dëshmitë më të fuqishme se Serbia pos që kreu masakër u mundua të zhduk edhe gjurmët e veta, Pastaj ai tha se po kështu Serbia ende nuk I ka dhënë as trupat e këtyre martirëve si dhe shumë të tjerëve në Kosovë. Kryetari i komunës Shaqir Totaj ,me këtë rast edhe njëherë ka rikujtuar se Krusha e vogël dhe gjaku i këtyre martirëve dhe shumë të tjerëve ka bërë që, sot, ta kemi lirinë që po e gëzojmë. Kurse edhe drejtori I adminitratës Bexhat Bytyçi,me këtë rast ka rikujtuar edhe këtë masakër dhe me këtë rast ka falenderuar edhe ish drejtorin Edin Shehu, që ka nisur këtë memorial. Kurse, ekskluzivisht për Rtv ‘’Besa’’me këtë rast janë deklaruar edhe dy nga të mbjeturit e kësaj masakre Mehmet Krasniqi dhe Bajram Zylfiu se si ata janë tubuar të gjithë burrat e fshatit e pastaj fillimisht janë ekzekutuar me armë zjarri e pastaj janë djegur trupat e tyre dhe të gjallë tjerë pohua ata. Ikona e këngës shqipe Shkurte Fejza më këtë rast ka promovuar edhe këngën kushtuar Krushës së Vogël me tekst të Luljeta Shehut.