Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

Piktor e jetës sime..!

————————–

Jam piktore e jetës sime,

me ngjyra që s’i zgjodha vetë,

herë të errëta si dhimbja,

herë të ndritshme si shpresa e lehtë.

Me penel prek kujtimet,

i shtrij mbi kohë embel lehte

dhe çdo vijë që vizatoj

mban një pjesë nga unë vetë.

Ndonjëherë më dridhet dora,

kur pikturoj plagë të vjetra,

por i kthej në dritë ngadalë,

si mëngjese që lindin pas netëve.

S’ka tablo pa gabime,

as jetë pa njolla ,shihet rralle ,

por brenda tyre fshihet arti

që na bën më të bukur, më të gjallë.

Jam piktore e jetës sime,

edhe kur ngjyrat më mungojnë,

me shpirtin tim i krijoj

ato që sytë nuk i tregojnë.!

/QendraPress/