Çaste poetike me poeten:Florinda PLAKIQI

Pasha t’ritë
————————
që kudo ndritë!
Qeshë me shpirt,
sa lidhë plagët në thikë e shtizë.
Pasha kohën!
Në kopsht me ngjyra,
lehtëson kokën.
Që mbledhë veten,
në grusht ke botën,
me dy akrepë të orës,
e çanë dhimbjen n’dysh,
e shkrinë në shpresë si në diell topth t’borës.
Pasha dashurinë!
Që ma shto, ma heq mërzinë,
që mes njerëzish du vetminë,
se po s’i fola, s’e shpëtova,
më djegë ai mallë sa t’sillet toka.
Flo, 2014
/QendraPress/