Fryma poetike e së dielës me poetin;-Qazim THAÇI

Piktura e diellit mbi Koshare
/Përkushtim komandantit- Agim Ramadani-‘’Katana’’
——————————————————————
Kur u nise me mallin e Zhilivodës,
Ner Lisa, Ka Llazishta,e Livadhi i Verdhë,
për Udhë të Llatinit Nise për t’a portretizuar
me vargje e brushë,
Pikturën e diellit mbi Koshare.
Me operacionin “Shigjeta”,
për ta bërë dritë Atdheun
Nga Ti dhe shokët Tuaj…
Mësuam se atdheu është gjaku
Është autoudha, spitali,shkolla….
Është më shumë se kaq
Fjala E besa e Pashtrikut,
ninulla e Nanës Dashuria e gruas,
flijimi për liri Atdheu është…
jo vetëm kaq siq na mësove
edhe shtjerrje e syve
Po su vrave për atdhe e liri.
E prapë sikur themi gjaku yt i mirë
Po rrezaton nga Rrasa e Zogut,
Në abetaren e dashurisë për Kosovë
Hero Agim,jo rrallë masim lavdinë Tuaj
Me dhembjen e madhe të atdheut tonë
E prapë në koperitinën e Abetares
E shoh diellin e pikturar mbi
Koshare Me gjakun Tëndë me
Amanetin e shokëve
Se Kosova është vetë liri
/QendraPresss/